Gashi nënshkruan Marrëveshjen Kolektive të ASHAM-it: Hap i rëndësishëm për të drejtat e punonjësve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar Marrëveshjen Kolektive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), së bashku me kryetarin e Organizatës Sindikale pranë këtij institucioni, Blazho Vujoviq.

Sipas Gashit, marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave të punonjësve dhe forcimit të sigurisë së tyre juridike. Ajo krijon një kornizë të qartë dhe transparente për rregullimin e marrëdhënieve të punës, duke vlerësuar përgjegjësitë dhe kontributin profesional të secilit punonjës.

Duke theksuar rolin e Akademisë në zhvillimin shkencor, kulturor dhe shoqëror të vendit, Gashi vlerësoi se sigurimi i kushteve të përshtatshme për punë dhe zhvillim profesional është investim në dije, në potencialin njerëzor dhe në të ardhmen e vendit.

“Si Kryetar i Kuvendit, mbetem i përkushtuar për mbështetjen e proceseve që forcojnë të drejtat e punonjësve, përgjegjësinë institucionale dhe funksionimin e qëndrueshëm të institucioneve tona”, theksoi Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër