Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës/ Pak incidente përpara Kryeministrisë, studentët refuzojnë sërish dialogun! Protestuesit paralajmërojnë tubim para Kuvendit. Reagon OSBE

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Rikthehet paqja në rrugët e kryeqytetit. Në ditën e nëntë, protesta ndali vrullin.

Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mbizotëroi qetësia.

Në bulevardin kryesor të Tiranës u dëgjua herë pas here vetëm zhurma e disa molotovëve dhe shashkave.

Numrat e paktë në shesh dhe mungesa e tensioneve bëri që edhe policia të zbriste në shesh e “paarmatosur” me gaz e spray lotsjellës.

Në bulevard u nxor vetëm një autobot uji, i cili u përdor vetëm në një moment.

Protestuesit ruajtën qetësinë, por kryeministrit Rama i dhanë sërish përgjigje për ftesën për dialog, duke djegur disa karrige poshtë Kryeministrisë.

Por qetësia nuk pritet të vazhdojë. Të enjten e seancës plenare, protestuesit njoftuan nisjen e tubimit që prej orës 9 të mëngjesit. Ata njoftuan se do të rrethojnë Parlamentin.

Edhe të mërkurën, në shesh u bashkuan sërish pedagogët, të cilët njoftuan se do të jenë pranë studentëve, derisa ata të marrin përgjigje për kërkesat e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër