Deri më 30 tetor zgjat konkursi vjetor për financimin e projekteve të kulturës për vitin 2027

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ministria e Kulturës dhe Turizmit përkujton se në vijim dhe deri më 30 tetor 2026, deri në orën 15:40, zgjat aplikimi në Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta të kulturës për vitin 2027.

Regjistrimi bëhet përmes aplikimin elektronik në Portalin nacional për shërbime elektronike: Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona fizikë : https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za… dhe Konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional sipas fushave dhe aktiviteteve të veçanta – persona juridikë: https://uslugi.gov.mk/…/godishni-konkursi-za…

“I ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë brenda afatit të paraparë, ndërsa ndihmë profesionale lidhur me aplikimet, shfrytëzuesit do të mund të kërkojnë edhe këtë vit në sektorët e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, publikoi Ministria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër