5
Shkup, 22 tetor, Zhurnal.mk – Ambasadorja jorezidente e Republikës së Kubës, Marieta Garsia Hordan, sot do të zhvillojë një vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku janë paraparë takime me përfaqësues të grupeve parlamentare.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, ambasadorja kubane do të takohet me Grupin Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentet e Vendeve të Amerikës Latine dhe Karaibeve. Takimi do të mbahet në Sallën e Komisionit për Çështje Kushtetuese.
Ndërkohë, në Sallën e Strugës, ambasadorja Garsia Hordan do të zhvillojë takim me deputetët e partisë E Majta, Amar Mecinoviq dhe Sashko Jançev.
