Përplasje në Kuvend, Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren pasi i përfundon koha për fjalim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e paraparë për fjalim, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar që t’i vazhdohet koha për ta përfunduar fjalën, por kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ia ka lejuar vazhdimin e fjalimit, duke ia dhënë fjalën deputetit te Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

Pas përfundimit të minutave të caktuara për fjalën e saj, Teuta Haxhiu ka insistuar që t’i jepet kohë shtesë për ta përfunduar fjalimin, por nuk është larguar nga foltorja edhe pasi kryetarja e Kuvendit ka vazhduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër