Prishtinë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një intervistë për gazetën italiane “Domani” në kuadër të vizitës së tij në Itali, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka mashtruar Perëndimin me premtimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“Vuçiçi e ka mashtruar Perëndimin që nga fillimi. Ai ka abuzuar me shpresat, duke u paraqitur si njeriu i fortë që mund të sillte rezultate”, ka deklaruar Sveçla.
Ai ka shprehur gjithashtu skepticizëm për mundësinë që studentët në Serbi të sjellin ndryshime të mëdha politike, duke marrë parasysh qëndrimet e tyre ndaj Kosovës. “Lëvizja e studentëve serbë është kundër Vuçiçit, por nuk dallon shumë nga politika e tij. Përbërja e saj është jashtëzakonisht e gjerë: shtrihet nga e majta deri te e djathta ekstreme”.
