Tensione në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 tetor Zhurnal.mk – Një situatë aspak normale ka krijuar Policia e Shtetit tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës masiv dhe ujë me presion me kimikate, duke larguar protestuesit.

Protestuesit edhe pse janë zbrapsur, sërish janë përgjigjur ndaj asaj që ka bërë policia.

Studentët dhe qytetaratë janë irrituar dhe kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës masiv, duke “zbardhur” vendin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër