VAR-i anulon tre gola, Shkëndija dhe Vardari ndahen në paqe!

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkëndija dhe Vardari kanë barazuar pa gola (0-0) në derbin e javës së 11-të të elitës së futbollit vendor, raporton SHENJA. Ndeshja solli lojë të fortë dhe raste nga të dyja skuadrat, por pa gola të vlefshëm. Shkëndija arriti të shënonte përmes Xengues, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i. Edhe Vardarit iu anuluan dy gola për pozicion jashtë loje në minutat e fundit të takimit. Me këtë barazim, Shkëndija ka 24 pikë, ndërsa Vardari mbetet tri pikë prapa.

Në xhiron e ardhshme, Shkëndija do të përballet me Bregallnicën, kurse Vardari do të presë Struga Trim Lumin në fushën e vet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër