9
Një kioskë pranë qendrës së Tiranës është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin.
Protestuesit më pas janë larguar nga vendngjarja, teksa kioska pranë stacionit të autobusit vijon të digjet.
Gjatë protestës janë raportuar gjithashtu djegie koshash mbeturinash, hedhje fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve dhe përdorim i gazit lotsjellës nga ana e policisë.
