Protestat dhe sistemi bankar, nuk pati ndërprerje të shërbimeve, mbetet efekt psikologjik

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 25 tetor Zhurnal.mk – Ngjarjet e ditëve të fundit kanë efekt psikologjik, por nuk kanë ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin financiar dhe atë bankar, duke sjellë pasoja minimale në aktivitetin e bankave tregtare, deklaron eksperti i sektorit bankar, Elvin Meka.

“Për vete se si e menaxhojnë bankat këtë rrezik, nuk kanë më mirë të themi si strukturën e shërbimit, pra në formë madhore. Çfarë duhet të bëjë të kostos ekstra për riparimin dhe riparimin e bankomateve. Kosto të tilla janë aktivitete të absorbueshme nga i vetë bankave.”

Meka thekson se zëvendësimi i plotë i shërbimit fizik me atë digjital brenda 24 orëve nuk është i thjeshtë, por nënvizon se shërbimet bankare nuk u ndërprenë në asnjë moment.

“Ajo që është e rëndësishme që është dhe që besoj është që shkalla e dëmit ose e saj është krijuar tepër e vogël dhe është e papërfillshme në raport me kostot që përllogarisin bankat në raste të tilla.”

Sa i përket mbulimit të dëmeve, Meka shprehet se bankat kanë detyrim ligjor të sigurojnë operacionet dhe aktivitetin e tyre.

“Ka raste në raste të caktuara që mund të jetë dhe buxheti i shtetit si problemet e kompanive publike të kompromentuar në një farë mënyre mund të ketë vetëm mund të ketë mund të lindi një material për jo thjesht moral por dhe paguar nga buxheti I shtetit. Megjithatë besoj ë mund të kemi një miks të dy formave.”

Bilanci i dëmeve materiale nga sulmet gjatë protestave në Tiranë shkon në 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër