Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite ndryshim/plotësimi i Ligjit për Buxhetin 2026

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 tetor, Zhurnal.mk –  Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00, ku do të shqyrtohen disa çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe organizimin e seancës së ardhshme plenare.

Sipas rendit të ditës, në fillim pritet të shqyrtohet dhe të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit.

Më pas, anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare. Në mesin e pikave të parapara janë miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Një nga çështjet kryesore do të jetë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër