Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 tetor, Zhurnal.mk – Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektligjin për Byronë Shtetërore dhe Verifikimin e Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në orën 09:00, Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të shqyrtojë këtë projektligj.

Ndërkaq, në orën 10:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë raportet e komisioneve kryesore lidhur me të njëjtin projektligj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër