“Deri kur më o shqiptari?”, Xhuli Nura reagon e revoltuar pas vrasjes së gruas në Pejë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Xhuli Nura ka reaguar e revoltuar pas vdekjes së Arlinda Zekajt, gruas që dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, e cila është edhe aktiviste për të drejtat e grave, ka shprehur indinjatën e saj për rastin e rëndë që ka tronditur vendin.

“S’kam më fjalë deri kur gjithmonë e kemi një babë, një vëlla, një burrë, një të dashur një kunat nga bashkëshorti po fund gjithmonë nga një mashkull që gratë po vriten? Deri kur më o shqiptari?”, ka shkruar Xhuli në postimin e saj.

Foto: Xhuli Nura / Instagram

Ajo gjithashtu ka publikuar një letër të së ndjerës, të cilën Arlinda Zekaj e kishte adresuar para vdekjes në Prokurorinë e Pejës, duke kërkuar marrjen e masave.

Rasti i rëndë ka tronditur opinionin publik. Arlinda Zekaj ndërroi jetë të dielën, si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personi që dyshohet për vrasjen është është kunati i saj derisa i njëjti ndodhet në arrati.

Policia bëri të ditur gjithashtu se, rreth dy orë para se të gjendej pa shenja jete, viktima kishte raportuar në polici për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj. Ky i fundit ishte ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, rreth orës 21:00, policia ishte njoftuar se Arlinda Zekaj ishte gjetur pa shenja jete.

Vdekja e saj ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe nga figura të njohura publike dhe shtetërore, të cilat kanë shprehur shqetësimin për rastin dhe fenomenin e dhunës ndaj grave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër