Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Mëngjes i acartë, por gjatë ditës rriten temperaturat – ja çfarë moti na pret sot në Maqedoni

Sot në Maqedoninë e Veriut pritet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.

Erërat më të forta priten përgjatë luginës së Vardarit, ku shpejtësia e tyre herë pas here do të tejkalojë 60 kilometra në orë.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -2 gradë në Mavrovë deri në 10 gradë në Gjevgjeli, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 6 deri në 18 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa pjesë të luginës së Shkupit do të përforcohet herë pas here.

Temperatura minimale në kryeqytet do të jetë 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 14 gradë Celsius.

Të enjten pritet mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës gjatë mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila herë pas here do të përforcohet përgjatë luginës së Vardarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 11 gradë, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 20 gradë Celsius.

Të premten, sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të herëpashershme lokale shiu.

Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes, ndërsa do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 12 deri në 18 gradë Celsius.

Moti i ndryshueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me mundësi për reshje lokale shiu drejt fundit të javës së punës.

artikuj të ndërlidhura