Janevska: Shujta do të rritet, zgjidhja është afër!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se është e sigurt se shumë shpejt do të gjendet zgjidhje për shujtën studentore. Ajo paralajmëroi se bisedimet me përfaqësuesit e studentëve vazhdojnë, ndërsa sot është paraparë edhe takim me kryeministrin dhe studentët.

“Pata një takim me studentët, me përfaqësues të kuvendeve studentore në disa universitete, biseduam për shujtën për studentë. Jam absolutisht e sigurt se do të gjejmë zgjidhje, por shoh një disonancë të vogël në vazhdimësinë e udhëheqjes së kuvendeve studentore, dhe mendoj se ata nuk ishin plotësisht të informuar për marrëveshjet që kishim më parë me studentët dhe nuk patëm asnjë problem në zgjidhjen e standardit studentor dhe të gjitha nevojave të tyre. Prandaj, mendoj se jemi afër gjetjes së një zgjidhjeje”, theksoi ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Është e saktë, tha Janevska, se kërkuan ngritje.

“Nuk thashë që ata nuk kërkuan kurrë, ata kërkuan një rritje duke pasur parasysh që kemi një marrëveshje me udhëheqësinë e mëparshme që do ta zgjerojmë fushëveprimin, por nuk do ta rrisim shumën. Kjo ishte më e rëndësishme për ta në atë moment. Fusha është zgjeruar siç ramë dakord. Tani ata kanë një kërkesë të re. Pas kërkesës së re, jam absolutisht e sigurt se do të gjejmë një lloj zgjidhjeje dhe mendoj se jemi afër gjetjes së zgjidhjes. Ne u ofruam atyre një sistem kuponësh të ngjashëm me atë në Slloveni, i cili ishte një kërkesë e udhëheqësisë së mëparshme. Madje mendoj se diçka e ngjashme ekziston në disa shtete në Gjermani ose, kërkoj ndjesë, në vende të tjera të Evropës Perëndimore” theksoi ajo.

Sqaroi se ata atë vauçer do të mund ta shfrytëzojnë në dyqane që shërbejnë ushqim, dyqane sanduiçësh, furra, restorante të cilat do të jenë adekuate për to, që t’i shfrytëzojnë mjetet si subvencion për ushqim, e jo për cigare, alkool dhe nevoja të tjera të tyre, sepse ligji është për subvencion të shujtës, të një shujte.

artikuj të ndërlidhura