Arkin Jahiji: E ardhmja e Bërvenicës ndërtohet me unitet, solidaritet dhe përgjegjësi të përbashkët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Kandidati i AKI-së për Komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka bërë thirrje për bashkim dhe angazhim të përbashkët në funksion të zhvillimit të komunës, duke theksuar se e ardhmja e Bërvenicës varet nga kontributi dhe përkushtimi i secilit qytetar.

Në një mesazh drejtuar banorëve, Jahiji u shpreh se vizioni i tij mbetet i pandryshuar: të punohet së bashku për të mirën e vendit, të fëmijëve dhe të familjeve.

“Vizioni ynë ka qenë dhe mbetet gjithmonë i qartë: të punojmë së bashku për vendin tonë, për fëmijët tanë dhe për familjet tona. T’i bashkojmë energjinë, vullnetin dhe përkushtimin tonë, duke e vendosur interesin e përbashkët mbi të gjitha dallimet”, deklaroi Jahiji.

Ai theksoi se në periudhën aktuale nevojitet më shumë se kurrë unitet, solidaritet dhe përgjegjësi e përbashkët, duke shtuar se zhvillimi i Bërvenicës nuk mund të jetë rezultat i punës së një individi apo grupi të caktuar, por i angazhimit të të gjithë qytetarëve.

Sipas Jahijit, dallimet nuk duhet të jenë faktor ndarës, por një forcë që kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për gjeneratat e reja dhe për familjet që jetojnë në këtë komunë.

“Bërvenica është e të gjithëve. E ardhmja është përgjegjësia jonë e përbashkët”, ka porositur kandidati i AKI-së, duke ftuar qytetarët në bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët për përparimin e komunës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër