Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar nga mediet e shtypit rozë.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja, përmes të cilave ka marrë vëmendje të veçantë, duke u shfaqur me një stil mjaft elegant dhe joshës.
Në imazhet e publikuara në Instagram ajo pozon me një fustan të gjatë të zi, me shkëlqim, i cili i jep një pamje mjaft glamuroze.
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Vëmendje të veçantë në këtë veshje marrin dekolteja e hapur dhe pjesa e shpinës, e cila është lënë gjysmë e zbuluar, duke e bërë fustanin edhe më të veçantë.
Përmes këtyre imazheve, ish-banorja ka vënë në pah linjat e saj trupore, ndërsa eleganca dhe bukuria e saj nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Alba vazhdon të jetë një emër tejet i komentuar në rrjetet sociale, ku paraqitjet e saj dhe zgjedhjet në veshje shpesh marrin vëmendjen e publikut.
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Foto: Alba Vukaj / Instagram
Foto: Alba Vukaj / Instagram





