Rebalanci i buxhetit 2026: Ulen të ardhurat dhe shpenzimet, deficiti mbetet 46.3 miliardë denarë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Qeveria ka miratuar rebalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, i cili parasheh uljen e të ardhurave dhe shpenzimeve publike për rreth 5.3 miliardë denarë.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 420.5 miliardë denarë.

Deficiti buxhetor mbetet 46.3 miliardë denarë, ose 3.9% e PBB-së. Rritja ekonomike për vitin 2026 projektohet në 4.3%.

Pas miratimit në Qeveri, propozimi i plotësuar do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.

artikuj të ndërlidhura