Mickoski nga Gjermania: Po përballemi me një kërkesë artificiale nga një shtet anëtar i BE-së, në Bruksel nevojitet veprim i fuqishëm

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Hristijan Mickoski mori pjesë në Samitin kushtuar qëndrueshmërisë në Rajnën Veriore-Vestfali. Në panelin “Qëndrueshmëria si imperativ për të gjithë shoqërinë”, ai deklaroi se Maqedonia tashmë 15 vjet nuk është bërë anëtare e Bashkimit Evropian për shkak të çështjeve artificiale.

“Tani po përballemi me një kërkesë artificiale nga një shtet anëtar i BE-së, dhe e gjithë kjo mund të shihet edhe si minimi i qëndrueshmërisë së BE-së, sepse kur ekziston një vrimë e tillë në sistem, atëherë bëhet fjalë për cenueshmëri të sistemit. Jo gjithmonë rrënimi i sistemit shkaktohet nga armët, por edhe nga mjete të tjera. Prandaj nevojitet një veprim i fuqishëm i BE-së kur një vend kandidat përballet me çështje nga shekulli i kaluar të vendosura nga një shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Anëtarësimi në BE nënkupton ndryshim përmes shtimit të vlerave, e jo ndryshim të identitetit. Ne e kemi nisur këtë rrugë para 26 vitesh, madje edhe para Kroacisë, e cila tani është shtet anëtar i BE-së. Ne luftojmë për të drejtat tona, jemi pjesë e NATO-s, jemi plotësisht të harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, e mbrojmë BE-në nga migrimi i paligjshëm nga shtetet anëtare të saj dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Mickoski.

artikuj të ndërlidhura