Shqipëri-Kosovë, stërvitje e përbashkët në kërkim-shpëtimin malor në Prevallë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Efektivët e Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) zhvilluan një stërvitje të përbashkët në kërkim-shpëtimin malor në Prevallë të Prizrenit.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se, stërvitja u zhvillua në datat 2-5 nëntor dhe kishte në fokus shkëmbimin e përvojave, testimin e pajisjeve të reja dhe praktikimin e teknikave të kërkim-shpëtimit në terren malor.

Gjatë aktivitetit u praktikuan edhe procedurat për evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.

Ministri theksoi se ky aktivitet forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës, si dhe kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit ndërmjet dy strukturave.

artikuj të ndërlidhura