Gogu takon ministrin Gjeka në Podgoricë: Fokus te të drejtat e pakicave dhe aksesi në drejtësi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 6 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një takim në Podgoricë me ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi, Fatmir Gjeka, ku diskutuan për të drejtat dhe përfaqësimin e pakicave, ndryshimet ligjore dhe luftën kundër diskriminimit.

Gogu bëri të ditur sot se në fokus të bisedës ishte edhe garantimi i aksesit të barabartë në drejtësi.

Ai vuri në dukje lidhjen e veçantë mes dy vendeve, të cilën e forcojnë komunitetet shqiptare në Mal të Zi dhe ato malazeze në Shqipëri.

Sipas Gogut, ruajtja e gjuhës dhe identitetit të këtyre komuniteteve, si dhe pjesëmarrja e tyre në jetën publike, janë elemente që kontribuojnë në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

artikuj të ndërlidhura