Saraj, 7 nëntor Zhurnal.mk – Gjashtë kilometra rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë. Kjo është përditshmëria e nxënësve të fshatit Matkë.
”Problemi me transportin publik në fshatin Matkë vazhdon të mbetet pa zgjidhje. Nxënësit ankohen se për të shkuar në shkollat e mesme u duhet të udhëtojnë në këmbë gjashtë kilometra. Problem shtesë është edhe për të punësuarit e këtij fshati të cilët nuk kanë transport të rregullt urban i cili do t’i dërgonte për në vendet e punës.”- Avni Tahiri – Gazetar.
Për nxënësit, më e vështirë është kthimi nga shkolla pas përfundimit të turnit të dytë, pasi rruga është pa ndriçim dhe në të lëvizin edhe qen endacakë.
”Një ditë vjen e tjetrën nuk vjen, dalim e presim këtu dhe pasi nuk ka arritur autobusi nxënësit e humbin mësimin e më pas si ta arsyetoje atë. Problem është edhe për punëtorët. Mendojnë se do të vijë në mëngjes, pasi bëhet gati dhe del këtu pret por nuk ka autobusë. Nuk e marrin parasysh këtë, pasi të dihet se nuk vjen autobusi bëhemi gati por kështu na befasojnë sepse një ditë vijnë e pesë ditë tjetër jo.” – Pajazit Sinani – Kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Matkë
Sinani apelon që institucionet t’i marrin parasysh kërkesat e banorëve të fshatit Matkë.
”Autobusi ka funksionuar me tre ndërrime nga ora pesë deri në ora 23 e mbrëmjes dhe një kohë shkoi mirë por vitin e kaluar u ndërpre një ndërrim dhe tani është me dy turne. Kalon deri në ora katër apo pesë dhe nuk ka më, e çfarë bëjnë ata që janë në shkollë pasdite. (1:51 –2:06)” Me këtë apelojmë që të na kuptojnë se kemi nevojë dhe të mos përbuzët se jemi në fshat e të na lënë anash pasi edhe ne jemi qytetarë të këtij shteti.” – Pajazit Sinani – Kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Matkë
Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, nuk ka përgjigje për problemin e krijuar me transportin publik të fshatit Matkë. Banorët edhe disa here tjera janë ankuar për transport të pa rregullt në këtë fshat dhe kanë kërkuar zgjidhje por deri tani problemi mbetet i pa zgjidhur. Në fshatin Matkë ndodhet në komunë të Sarajit dhe sipas regjistrimit të fundit ka rreth 460 banorë.
