14
Shkup, 8 nëntor Zhurnal.mk – Kryetarja e Partisë Liberal-Demokratike (LDP), Marija Zajkova, ka njoftuar nisjen e një peticioni për vendosjen e byzylykëve elektronikë për gjurmimin e personave që ushtrojnë dhunë.
Sipas Zajkovës, iniciativa vjen pas kërkesave të qytetarëve dhe synon vendosjen e një mase shtesë kontrolli ndaj kryerësve të dhunës.
Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin nismën dhe ta nënshkruajnë peticionin.
