Dr. Arsim Dalipi zgjidhet Kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Strugë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Strugë, 8 nëntor Zhurnal.mk – Në një atmosferë uniteti, bashkëpunimi dhe përkushtimi për të ardhmen, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lidhjes Shqiptare në Strugë, ku Dr. Arsim Dalipi u zgjodh Kryetar i Degës.

Me këtë rast, Dega e Lidhjes Shqiptare në Strugë i shpreh urimet më të sinqerta Dr. Arsim Dalipit për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese, vizion dhe vendosmëri në udhëheqjen e organizatës.

Zgjedhja e tij shënon një kapitull të ri për Degën e Lidhjes Shqiptare në Strugë, me synimin për të forcuar strukturat organizative, për të promovuar bashkëpunimin dhe për të qenë gjithnjë më pranë qytetarëve dhe nevojave të tyre.

Besojmë se me përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e tij, Dr. Arsim Dalipi do të kontribuojë në fuqizimin e Degës dhe në përfaqësimin dinjitoz të vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët.

Urime Dr. Arsim Dalipi! Punë të mbarë dhe shumë suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme, thuhet në komunikatën e LSH.

artikuj të ndërlidhura