Berisha: Agjencitë partnere të hetojnë dosjen “Albanian File”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur sot për dosjen “Albanian File”, tha se 523 projekte janë miratuar pa respektuar kushtet ligjore të pronësisë, mjedisit dhe urbanistikës.

Ai kërkoi gjithashtu hetime nga agjencitë ndërkombëtare, duke shprehur skepticizëm për hetimin e SPAK-ut.

Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha e cilësoi “Albanian File” si “një nga dosjet më kriminale në tërë historinë e Evropës”, teksa shtoi se zonat më të bukura turistike të vendit janë vënë në dispozicion të interesave të lidhura me drogën.

“Albanian File” është dosja që dëshmon se zonat më të bukura turistike panoramike piktoreske, peizazhet më magjike të vendit në bregdet, në kodrat, malet, luginat, majat e këtij vendi i janë shitur drogës, drogës dhe vetëm drogës”, tha ai.

Sipas Berishës, dosja përmbledh 523 projekte, të cilat, sipas tij, nuk plotësojnë asnjë nga kushtet ligjore në aspektin e pronësisë, mjedisit dhe urbanistikës.

Gjatë konferencës, ai kërkoi nga agjencitë ndërkombëtare që merren me luftën kundër drogës të ndërmarrin hetime më të thelluara, duke e cilësuar dosjen si një mundësi për të zbardhur, sipas tij, lidhjet mes politikës dhe karteleve të drogës.

“Por ajo çka bëj thirrje sot, agjencive ndërkomëbtare, agjencive të vendeve partnere, të cilat merren me përkushtim në luftën kundër drogës, në Evropë dhe në botë, të ndërmarrin hetime më serioze për këtë dokument, i cili është de facto monumenti më i zi i drogës në Evropë dhe në botë. U bëjmë thirrje agjencive partnere ndërkombëtare të ndërmarrin çdo hetim sepse është një shans i madh për të zbërthyer në çdo qelizë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, narkoshtetin e Edi Ramës”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura