Platforma “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 dialogë me qytetarët

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 nëntor, Zhurnal.mk – Agjencia për Media dhe Informim bën me dije se në platformën “Fol me Kryeministrin”, deri tani janë regjistruar më shumë se 971 dialogë me qytetarët.

Kjo platformë po mbledh çdo minutë mendime, pyetje, shqetësime, kritika, propozime nga qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të ndara në kategori dhe përqindje, denoncimet në platformën “Fol me Kryeministrin” zënë 17%.

Ndërsa, propozime politikash 17%, infrastruktura merr 12%, legalizime ASHK 12%, kritika 10%, punësimi 6%, strehimi 6%, pensione dhe ndihmë sociale 4%, diaspora 3%.

MIA informon se në kategorinë arsimi dhe studentët janë regjistruar 2% të ndërveprimeve, për biznesin dhe taksat 2%, shëndetësi në të njëjtën përqindje, shërbime publike 1% dhe të tjera 6%.

“Fol me Kryeministrin” është një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Më herët, Kryeministri Rama u shpreh se “teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë”.

 

artikuj të ndërlidhura