Liburn Aliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Portit të Durrësit, në vend të tij emërohet Andrea Shllaku

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Autoritetit Portual Durrës. Në vend të tij është emëruar Andrea Shllaku, i cili deri më tani mbante postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni.

Arsyet e dorëheqjes së Aliut nuk janë bërë të ditura ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar për ndryshimin në drejtimin e Autoritetit Portual Durrës.

artikuj të ndërlidhura