Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës me rrethinë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 10 nëntor Zhurnal.mk – Të mërkurën, më 11 nëntor 2026, janë paralajmëruar tri ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa lokacione në Tetovë dhe në një pjesë të fshatit Poroj.

Sipas njoftimit, nga ora 08:45 deri në 10:15, pa energji elektrike do të mbeten objektet pranë Qumështores së Vjetër, lagjja e Tullishtes, objektet e kompanive “Neraplast”, “Mlin”, “Zlatno Zërno”, “Suvafiks” dhe “Mikeli”, si dhe një pjesë e fshatit Poroj.

Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje e energjisë elektrike do të ketë në objektet mbi vijën hekurudhore, te ish fabrika e lëkurës “Kozhara”.

Ndërsa, nga ora 09:45 deri në 13:45, pa furnizim me energji elektrike do të mbeten edhe objektet në rrugën “Nikolla Tesla”.

artikuj të ndërlidhura