Mexhiti: Bizneset shqiptare shpërblehen me dy çmime të rëndësishme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Vlen dhe kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti, ka marrë pjesë sonte në edicionin e 17-të të manifestimit TOP 100, të organizuar në Shkup nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Mexhiti bëri të ditur se dy prej çmimeve të mbrëmjes, ai për eksportuesin më të mirë dhe çmimi për investitorin më të mirë, u ndanë për biznese shqiptare nga Kamjani dhe Struga.

Sipas tij, bëhet fjalë për biznese që investojnë në vend, krijojnë vende të reja pune dhe konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Mexhiti theksoi se institucionet duhet të krijojnë kushte më të favorshme për bizneset që dëshirojnë të investojnë dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në vend, duke reduktuar burokracinë dhe duke garantuar qasje të barabartë në mbështetjen publike.

Ai uroi të gjithë sipërmarrësit që u vlerësuan gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve TOP 100.

Sonte ishim në edicionin e 17-të të TOP 100, organizuar në Shkup nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Dy prej çmimeve të mbrëmjes, për eksportuesin dhe investitorin më të mirë, shkuan për biznese shqiptare nga Kamjani dhe Struga. Këto janë biznese që investojnë këtu, krijojnë vende pune dhe konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare.

Puna jonë në institucione është t’ua lehtësojmë rrugën atyre që duan të investojnë dhe të zgjerojnë biznesin këtu, me më pak burokraci dhe me qasje të barabartë në mbështetjen publike.

Urime të gjithë sipërmarrësve të vlerësuar sonte!

https://www.facebook.com/share/p/1FMWRJFpWK/

artikuj të ndërlidhura