9
Shkup, 11 nëntor, Zhurnal.mk – Një 25-vjeçar nga fshati Urviç i Tetovës do të përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 50-vjeçare nga Kosova, e cila kujdesej për nënën e tij të sëmurë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër G.J. (25) nga fshati Urviç, Tetovë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë’.
Më 14.06.2026, në shtëpinë familjare, i kallëzuari ka sulmuar fizikisht një grua 50-vjeçare nga Kosova, e cila ishte kujdestare e nënës së tij të sëmurë”, thuhet në njoftimin e policisë.

