19
Në protestën e ditës së sotme në Tiranë janë mbledhur sërish të rinj dhe studentë, kryesisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Ndërkohë, janë regjistruar debate mes disa qytetarëve dhe punonjësve të policisë, të cilët po vendosnin gjoba administrative për personat e konstatuar në protestë. Efektivët u kanë kërkuar qytetarëve dokumentet e identifikimit për të kryer procedurën e ndëshkimit administrativ.
Kryesisht gjobat janë vënë për bllokimin e rrugës duke penguar kështu dhe qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

