Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Britania e Madhe, aleate e posaçme e Kosovës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kryeministrin britanik Andy Burnham, në Dublin, në përmbyllje të punimeve të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës.

Ai e cilësoi këtë shtet si partnere dhe aleate të posaçme të Republikës së Kosovës.

“Mbretëria e Bashkuar është partnere dhe aleate e posaçme e Republikës së Kosovës. Jemi mirënjohës e falënderues për mbështetjen e palëkundur dhe të vazhdueshme të saj, teksa synojmë e angazhohemi për thellimin e marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit”, tha Kurti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër