Heidi Lushtaku takohet me Eva Longoria-n në një event bamirësie, pozon krah saj në Paris

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku ka marrë pjesë në një prej ngjarjeve të njohura ndërkombëtare të bamirësisë, “The Global Gift Gala”, e mbajtur në Paris.

Gjatë këtij eventi, Heidi u takua edhe me aktoren e njohur hollivudiane Eva Longoria, me të cilën ka pozuar për disa fotografi së bashku.

Pamjet nga kjo mbrëmje janë publikuar nga vetë modelja në rrjetet sociale, përmes të cilave ka ndarë momente nga pjesëmarrja e saj në këtë ngjarje.

Në mesin e personaliteteve të pranishme në këtë gala ishte edhe themeluesja e fondacionit, María Bravo, si dhe figura të tjera të njohura ndërkombëtare.

“The Global Gift Gala” është një ngjarje humanitare që synon mbledhjen e fondeve për të mbështetur fëmijët, gratë dhe familjet në nevojë.

Heidi Lushtaku është një personalitet i njohur nga Kosova e cila ndër vite ka ndërtuar karrierën e saj në botën e modës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër