Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit të Asamblesë së PS-së: Dua të flas vetëm me familjen time politike

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit. Në nisje të takimit, kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit, duke deklaruar se dëshiron të ndajë disa fjalë vetëm me anëtarët e Asamblesë.

“Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë, me familjen time politike”, mësohet të ketë kërkuar Rama, përpara se transmetimi i mbledhjes të ndërpritej.

Kërkesa e kryeministrit vjen në një moment kur brenda Partisë Socialiste janë hapur diskutime për drejtimin e partisë, organizimin e saj dhe përplasjet e brendshme, ndërsa në sfond qëndron edhe kërkesa e Erion Veliajt për shqyrtimin e përgjegjësisë politike të Ramës dhe aktivizimin e procedurës statutore të mocionit të mosbesimit.

Asambleja e sotme pritet të trajtojë edhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, përzgjedhjen e kandidatëve për bashkitë dhe organizimin e strukturave socialiste në prag të kësaj gare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër