Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Fatmir Xhafaj ka dalë kundër propozimit për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura në Gjirin e Lalëzit, Xhafaj ka kundërshtuar hedhjen në votim të kërkesës për largimin e dy deputetëve nga partia.

Sipas raportimeve nga mbledhja, ai ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Ndrecës të merren masa, por pa shkuar deri te përjashtimi nga Partia Socialiste.

“Të jetë ditë e parë për të gjithë. Të marrin masa, por jo të përjashtohen”, mësohet të jetë shprehur Xhafaj.

Qëndrimi i tij vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për të votuar përjashtimin e dy socialistëve, duke e çuar çështjen përpara Asamblesë Kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër