Balla vendos objektivin për 2027-ën: PS synon fitoren në 46 bashkitë, kërkon kandidatë pranë komuniteteve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar një proces të kujdesshëm për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare, që po zhvillohet me dyer të mbyllura, Balla theksoi se kandidatët duhet të zgjidhen në funksion të fitores edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2029.

Ai kërkoi që kryetarët e bashkive të jetojnë në komunitetet që drejtojnë, ndërsa për Tiranën të përzgjidhet kandidati që siguron rezultatin më të mirë elektoral. Balla kërkoi gjithashtu organizim më të mirë në betejën digjitale.

Objektivi i shpallur prej tij është fitorja e Partisë Socialiste në të 46 bashkitë e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër