9
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas informacioneve të para, nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur viktimë këmbësori, ndërsa ende nuk bëhen me dije rrethanat e plota të aksidentit apo identiteti i tij. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe pritet të japin detaje të tjera në vijim.

