Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – E premtja e 13-të, një mace e zezë që të pret rrugën, një pasqyrë e thyer, për shumë njerëz njihet si dita e pa fat dhe lidhet me besëtytni të ndryshme. Disa shmangin udhëtimet, vendimet e rëndësishme apo edhe aktivitete e zakonshme, nga frika se kjo ditë mund t’u sjellë fat të keq. Por, a besojnë qytetarët në këto besëtytni apo për ta është thjesht një ditë si gjithë të tjerët.
“Joo, nuk u besoj besëtytnive, nuk trembem dhe as nuk e besoj”, tha një qytetar.
“Jo, jo dhe nuk e besoj, si zakonisht ditëve tjera, nuk ka lidhje”, thotë qytetarja.
“Jo, jo dhe nuk e besoj”, tha një qytetare tjetër.
Edhe pse e premtja e 13-te vazhdon të lidhet me besëtytninë dhe fat të keq, qytetarët e anketuar nga Alsat, nuk duket se i besojnë kësaj date. Për ta, është thjesht një ditë e zakonshme, pa ndonjë arsye për frikë apo shqetësim. Macja e zezë apo pasqyra e thyer mbeten simbole të besimeve të trashëguara ndër vite. Por, fati nuk përcaktohet nga ajo që shënon kalendari, por nga mënyra se si zgjedhim të jetojmë çdo ditë.

