Revizioni deri më 1 dhjetor do të pranojë propozime

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 nëntor Zhurnal.mk – Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë, projekt ose institucion te Enti Shtetëror i Revizionit për kontroll gjatë vitit 2027-të.

“Në drejtim të avancimit të transparencës dhe përfshirjes së publikut në procesin e përcaktimit të prioriteteve të revizionit, ESHR-ja i fton të gjitha palët e interesuara – institucionet, organizatat, shoqatat e qytetarëve dhe subjektet e tjera të interesuara, që të dorëzojnë propozime për institucione, subjekte dhe fusha për të cilat konsiderojnë se ekziston nevoja dhe interesi publik për kryerjen e revizionit shtetëror”, raportoi Revizioni.

Dorëzimi i propozimeve mund të bëhet ne ueb-faqen e Revizionit ose në e-mailin e Revizionit.

Propozimet e pranuara do të përfshihen në Programin Vjetor të Punës për vitin 2027-të, por paraprakisht duhet të miratohen nga kryerevizori shtetëror dhe të dorëzohen në Kuvendin e RMV-së, më së largu deri në fund të dhjetorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër