Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin Qukës–Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dyshohet se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në shkaktimin e aksidentit, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për largimin e automjeteve dhe pastrimin e karrexhatës nga vajrat lubrifikues, që përbënin rrezik për qarkullimin e mjeteve të tjera.

Ndërkohë, drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, veçanërisht në kushtet e lagështisë në rrugë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër