Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po qëndrojnë në mënyrë paqësore. Rreth orës 17:00, të rinjtë janë grumbulluar përballë selisë së qeverisë, pas një marshimi disaorësh në rrugët e kryeqytetit.

Protesta nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta. Më pas, ata nisën marshimin në disa prej rrugëve të Tiranës, duke vijuar drejt zonës së Zogut të Zi dhe më tej drejt Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, protestuesit morën koshat e mbeturinave që gjenin përgjatë rrugës dhe i vendosën në akset ku kalonin. Në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, ata i vunë flakën njërit prej koshave, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth 15 minuta.

Pas kësaj ndalese, marshimi vijoi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë dhe po vijojnë tubimin në mënyrë paqësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër