“Kam informacion për video erotike dhe korruptive me eksponentë të PS”/ Majko trondit Asamblenë: Janë 1 mijë orë filmime, jepni dorëheqjen para se të dalin

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për Gazetën Panorama Online se Pandeli Majko ka paralajmëruar ekzistencën e disa filmimeve kompromentuese, ku sipas informacioneve që ai pretendon se disponon, shfaqen eksponentë socialistë në video me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të jetë shprehur Majko, sipas burimeve të Gazetës Panorama.al brenda PS-së.

Në këtë mënyrë, ish-kryeministri u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në këto materiale të largohen nga funksionet e tyre përpara publikimit të mundshëm të pamjeve.

Deklarata është bërë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga radhët e socialistëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër