Ndërron jetë Ismailhaki Kuriu – Mali, presidenti i parë i KF Shkëndija në Tetovë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Ka ndërruar jetë Profesor Ismailhaki Kuriu, intelektual, pedagog dhe veprimtar, i cili një pjesë të rëndësishme të jetës ia kushtoi arsimit dhe shoqërisë.
Ai la gjurmë në formimin e shumë brezave, ndërsa ishte edhe kryetari i parë i KF Shkëndija, klubit të themeluar në vitin 1979.
I lindur në vitin 1943 në Gostivar, Profesor Kuriu do të kujtohet për kontributin e tij në arsim dhe në jetën publike shqiptare.
Familjes, miqve, kolegëve dhe ish-nxënësve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër