14
Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet debat tematik me titull “Raportet e Komisionit Evropian për Sundimin e së Drejtës në Republikën e Maqedonisë së Veriut – konstatimet dhe mbikëqyrja parlamentare”.
Debati organizohet në kuadër të Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime, ndërsa do të fillojë në orën 14:00, në sallën “Boris Trajkovski”, me mundësi pjesëmarrjeje edhe online.
Fjalime hyrëse do të mbajnë kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Venko Filipçe, si dhe ambasadorët e Suedisë dhe Zvicrës, përfaqësues të UNOPS-së dhe QMN-së.
Gjatë debatit do të prezantohen konstatimet kryesore që përsëriten në raportet e Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës, si dhe mekanizmat për mbikëqyrjen parlamentare të progresit në këtë fushë.
Në debat është paraparë edhe një fjalim online i eurodeputetit Tomas Vajc, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë mbi gjetjet dhe rekomandimet e raporteve.

