Bllokuan rrugën gjatë tubimit të djeshëm në Tiranë, vendosen 23 masa administrative

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Policia e Tiranës njoftoi sot se vendosi masa administrative për 23 shtetas pasi gjatë tubimit të djeshëm bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve.

Policia njoftoi se në zbatim të Aktit Normativ, janë plotësuar 23 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej tyre është vendosur masa administrative gjobë me vlerë 5 000 lekë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër