30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin nga Ohri që rrahu dhe mbajti të mbyllur të dashurën e tij

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Gjykata i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh 31-vjeçarit Kristijan Koraboski, i cili dje u akuzua për tre vepra penale pasi më parë kishte rrahur të dashurën e tij, 26-vjeçaren Sarë, në Ohër.

Ndërsa ushtronte dhunë, sipas Prokurorisë, Koraboski e mbylli atë në mënyrë të paligjshme, e sulmoi fizikisht, e lëndoi fizikisht dhe i kërcënoi sigurinë.

“Gjatë ditës, me qëllim hetimin e incidentit, prokurori publik ndërmori disa veprime. Pala e dëmtuar u ekzaminua në prani të shërbimeve sociale dhe u urdhërua dhe u krye një ekspertizë për llojin dhe natyrën e lëndimeve të saj”, njoftojnë nga Prokuroria.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër