Tahiri këmbëngul që seanca e së enjtes të mbahet dhe dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të rikthehet në Kuvend

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk është arritur pajtueshmëri për çështjet e rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

Pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes, Tahiri tha paga gazetarëve se kërkesa e grupit parlamentar është që seanca e së enjtes të mbahet si dhe dekreti i presidentes lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend.

“Sot nuk patëm kuptim për mbledhjen e Kryesisë. Rendi i ditës për të enjten ka ardhur me kohë. Ajo që ne e thamë si grup parlamentar është shumë e thjeshtë: ne kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe njëkohësisht dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të kthehet në Kuvend. Kjo është kërkesa jonë, duhet të ketë qartësi”, tha Tahiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër