Qytetarët të kontrollojnë llogaritë bankare: Deri më 30 nëntor pritet kthimi i TVSH

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor Zhurnal.mk – Qytetarët që kanë skanuar kuponët fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” (MojDDV) gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator pritet t’i marrin paratë nga kthimi i një pjese të TVSH-së deri më 30 nëntor 2026.

Bëhet fjalë për pagesat e tremujorit të tretë të këtij viti, të cilat transferohen drejtpërdrejt në llogaritë bankare të qytetarëve.

Shuma që do të përfitojë secili qytetar varet nga vlera e kuponëve të skanuar dhe TVSH-ja e përllogaritur për kthim.

Megjithatë, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht datën e saktë të pagesës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër