Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese ka filluar testimin me shkrim për kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në këtë institucion, raporton Ekonomia Online.
Testimit me shkrim i janë nënshtruar gjithsej 20 kandidatë, nga 22 sa kanë qenë në garë fillimisht.
Njëri nga kandidatët nuk i ka plotësuar kriteret e përcaktuara për këtë pozitë, ndërsa një tjetër është tërhequr nga kandidimi, duke bërë që numri i kandidatëve që kanë vazhduar procesin e përzgjedhjes të jetë 20.
Testi me shkrim do të zgjasë 90 minuta, ndërkaq mediat janë lejuar të marrin pamje para fillimit të testimit.

