Shkup, 18 nëntor Zhurnal.mk – Një foshnje vetëm dy ditëshe raportohet se ka pësuar lëndim në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, ku me gërshërë i është prerë një pjesë e gishtit.
Sipas raportimit të gazetës Sloboden Peçat, rasti ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe kujdesin ndaj të porsalindurve.
Nga Klinika kanë njoftuar se po hetojnë rrethanat e incidentit dhe kanë paralajmëruar masa më të rrepta ndaj personave përgjegjës, nëse konstatohen shkelje.
Pritet që hetimi i brendshëm të sqarojë se si ka ndodhur incidenti dhe nëse janë respektuar protokollet e kujdesit shëndetësor.

